Zelensky i drejtohet Kongresit amerikan: Po përcaktohet fati i Ukrainës

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 14:25 | Bota
Zelensky i drejtohet Kongresit amerikan: Po përcaktohet fati i

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha para Kongresit amerikan se “fati i vendit të tij po vendoset në këto momente”.

“Kievi është çdo ditë nën sulmet ajrore nga trupat ruse. Por, nuk dorëzohet. Jemi në luftën më të ashpër që nga Lufta e Dytë Botërore. Kemi 8 vite që i rezistojmë agresionit rus. Po japim djemtë dhe vajzat më të mirë për të ndalur këtë pushtim nga ana e Rusisë”, tha Zelensky.

“Në këto momente, po përcaktohet fati i vendit tonë. Po vendoset nëse ukrainasit do të jenë të lirë, nëse do të jenë të aftë për të ruajtur demokracinë. Rusia nuk na ka sulmuar vetëm ne, jo vetëm tokën tonë, jo vetëm qytetet tona, por edhe vlerat tona njerëzore”, shtoi Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos