"Putin po e humbet luftën në Irak," thotë Joe Biden

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 19:38 | Bota
"Putin po e humbet luftën në Irak," thotë Joe Biden

Joe Biden ka bërë gafën e radhës. “Vladimir Putin po e humbet luftën në Irak” është shprehur ai së fundmi.

Teksa fliste për rebelimin e grupit mercenar Wagner në Rusi gjatë fundjavës, presidenti amerikan tha se ai kishte dobësuar "absolutisht" Putinin.

I pyetur se deri në çfarë mase Putini u dobësua nga rebelimi, Biden tha: “Është e vështirë të thuhet, por ai po e humbet qartë luftën në Irak, po e humb luftën në shtëpi dhe është bërë paksa i pafuqishëm në mbarë botën. ”

Kjo nuk është hera e parë që shefi i Shtëpisë së Bardhë bën gabime të tilla. Në nëntor, ai ngatërroi luftën amerikane në Irak me pushtimin rus ndërsa diskutonte për Ukrainën.

Ai tha në një mbledhje në Florida: “Inflacioni është një problem mbarëbotëror tani për shkak të një lufte në Irak dhe ndikimit tek nafta nga ajo që po bën Rusia”,  përpara se të ndërhynte: “Më falni, lufta në Ukrainë”.

Kujtojmë se Administrata e Biden është treguar e kujdesshme në mënyrën sesi i ka interpretuar ato që po ndodhin në Rusi, ku forcat e grupit Wagner, një nga pjesët më të afta të ushtrisë ruse në Ukrainë,  u rebeluan dhe kërcënuan të sulmonin Moskën, përpara se të ndryshonin mendjen. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/30/gafa-e-biden-fut-zvicren-ne-nato/
https://a2news.com/2019/08/17/gafat-dhe-mosha-obama-keshilloi-biden-mos-kandido-je-jashte-realitetit/
https://a2news.com/2023/06/17/zot-ruaj-mbretereshen-tjeter-gafe-e-presidentit-biden/

A2 CNN Livestream

Latest Videos