Putin: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 14:43 | Bota
Putin: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se sanksionet e vendosura nga Perëndimi janë të ngjashme me shpalljen e luftës, raporton Reuters.

Ai tha se Moska duhet të mbrojë popullsinë rusishtfolëse në lindje të Ukrainës, si edhe interesat e veta. Ai përsëriti edhe një herë deklaratat se Ukraina duhej demilitarizuar dhe denazifikuar.

Gjithashtu, Putin tha se nuk kishte ndërmend të shpallte ligjin e luftës në Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos