Rusia akuza Perëndimit për banditizëm ekonomik: Bota është më e madhe se SHBA dhe BE

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 12:59 | Bota
Rusia akuza Perëndimit për banditizëm ekonomik: Bota

Zhvillimet e fundit në Ukrainë, kanë bërë që një numër i madh firmash dhe kompanish të huaja t’i bashkohen sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, duke mbyllur apo pezulluar aktivitetet në këtë vend.

Kremlini i dënoi ashpër këto vendime dhe e akuzoi Perëndimin se është angazhuar në akte “banditizmi ekonomik”ndaj Rusisë, duke u angazhuar për kundërpërgjigje.

Reagimi erdhi nga zëdhënësi i Kremlinit, Peskov i cili nuk e specifikoi se cili do të ishte përgjigjja e Rusisë ndaj këtyre sanksioneve.

Peskov shtoi se Rusia është shumë larg izolimit që vendet e perëndimit po mundohen t’i bëjnë pasi sipas tij bota është më e madhe se SHBA dhe Europa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos