
Shtëpia e Bardhë u distancua nga një postim në Twitter ambasadës së SHBA-së në Kiev që e quan sulmin e forcave ruse në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia një krim lufte.
“Është krim lufte të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Evropës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej”, shkruhej në llogarinë në Tëitter për ambasadën amerikane në kryeqytetin e Ukrainës.
Më vonë, Departamenti i Shtetit u dërgoi një mesazh urgjent ambasadave amerikane në Evropë duke u thënë atyre të mos e përhapnin atë mesazh. (A2 Televizion)