
Presidenti rus, Vladimir Putin, shmangu pyetjen për vendimin e Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me Tanke, gjatë një vizite në një universitet në Moskë.
Megjithatë, thumboi qeverinë e Berlinit dhe Europën duke thënë se në Gjermani gjenden ende trupat pushtuese amerikane.
“Aktualisht, Gjermania është shteti më i madh europian, një gjigant i ekonomisë. Bashkimi Sovjetik zyrtarisht ka ligjëruar fundin e pushtimit të saj. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte e ndarë në katër sektorë, të njohura si pjesa amerikane, franceze, britanike dhe sovjetik. Të flasim drejt dhe zyrtarisht, në territorin e Gjermanisë ka ende trupa pushtuese. Ky është një fakt. Atje ka shumë prej tyre madje”, tha Putin. (A2 Televizion)