Lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali, nesër firmoset marrëveshja

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 14:14 | Aktualitet
Lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali, nesër firmoset

Kryeministri Rama ka njoftuar se nesër në Romë, ministrja Olta Xhaçka do të zyrtarizojë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

“Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithë atyre që punuan me durim për të arritur këtu.

Tani ecim përpara me marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, qytetarë shembullorë që nderojnë miqësinë vëllazërore midis Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar shumë dhe duke kontribuar në ekonominë italiane për shumë vite tani.

# Vëllezër??❤️??”, shkruan kreu i qeverisë Rama në facebook. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/05/rama-ne-itali-me-falni-per-shkeljen-e-protokollit-por-merruni-me-lejet-e-drejtimit-te-shqiptareve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos