
Një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, është ekstraduar nga Franca, pasi ndaj tij kishte një masë sigurie arrest me burg të caktuar nga gjykata.
Falë bashkëpunimit me autoritetet franceze u bë i mundur ekstradimi në vendin tonë i 20-vjeçarit K.F.(V) lindur në Peshkopi. 20-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi bashkë më vëllain e tij, kishin qëlluar me armë zjarri, pranë degës ushtarake, ndaj një mjeti ku udhëtonin dy shtetas. Si pasojë e të shtënave, një prej personave në mjet mbeti i plagosur rëndë.
Për këtë ngjarje, Gjykata e Peshkopisë ka caktuar masën arrest me burg për K.F. për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. (A2 Televizion)