Qëndrimi i ambasadorëve ndaj 25 prillit, Gjoni: Nuk varet demokracia nga ambasadorë, mos të bëhen gjykatës

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 22:01 | Politikë
Qëndrimi i ambasadorëve ndaj 25 prillit, Gjoni: Nuk varet demokracia

Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar pas zgjedhjeve të 25 prillit shkakton debate të forta në Absolut 4, ku të ftuarit flasin për një qëndrim jo konsistent të diplomatëve.

Për deputetin Ralf Gjoni, me to duhet filluar një dialog më i sinqertë.  “Unë nuk kam frikë nga Yuri Kim, As Donald Lu, Alexander Arvizu, madje flas me to. Por ambasadores i kam thënë në rezidencë, qëndro jashtë problemeve të brendshme dhe na ndihmo në problemet e demokracisë, përndryshe ‘stop ticking boxes’, i thashë, dhe jam gati ta përsëris. Nuk varet demokracia nga ambasadorë, as nga Yuri Kim, as nga Soreca, aq më pak nga Vlahutin”, thotë ai.  

Sipas deputetit, “në qoftë se duan të ndërtojmë demokraci, duhet ta ndërtojmë mbi institucione dhe ligj, nuk dua që ambasadorët të bëhet gjykatës dhe prokurorë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/28/ambasadoret-duhet-te-mbajne-nje-qendrim-konsistent-gjoni-me-vrau-shprehja-shqiptaret-folen-qarte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos