Qeni del jashtë loje, bariu i kullot lopët me dron

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 15:29 | Teknologji

Zhurma e helikave të vogla ka zëvendësuar të lehurat e qenit në këtë fermë izraelite, ku dronët po përdoren për të kullotur bagëtitë.

Sipas blegtorëve, përdorimi i dronëve është më pak stresues për kafshët, si dhe ka ulur kostot e këtij biznesi. Dronët janë edhe më shumë efektivë, pasi ofrojnë më tepër kontroll të kullotave dhe i lejojnë blegtorët që të kenë më tepër kohë të lirë.

“Kafshët më pak të stresuara janë më shumë të shëndetshme dhe shumë më produktive”, tha Noam Azran, CEO i BeeFree Agro, firma e dronit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos