Një qen intelektual, një treshe kuajsh "të qeshur", macet që qëndrojnë në distancë shoqërore janë ndër fotot pjesëmarrëse të këtij viti në konkursin e Fotove Komike të Kafshëve Shtëpiake.
Fotografitë e adhurueshme janë shkrepur nga pronarët e kafshëve nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, të cilët shpresojnë të fitojnë çmimin prej 3000 paundësh.
Konkursi i veçantë, i cili tashmë mbahet çdo vit u themelua nga Paul Joynson-Hicks dhe Tom Sullam. (A2 Televizion)