Qeveria britanike, shpërblim në para për ata që presin refugjatë ukrainas

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 22:18 | Bota
Qeveria britanike, shpërblim në para për ata që presin

Qeveria britanike po përgatit një skemë të re e cila do t’iu ofrojë 467 dollarë në muaj çdo rezidenti në Britani që hap dyert e shtëpisë së tij për refugjatët e larguar nga lufta në Ukrainë.

Sipas ministrit Michael Gove, pjesë e skemës së quajtur “Shtëpi për Ukrainën” mund të bëhen të gjithë ukrainasit, pa pasur një limit për përfituesit.

Ai shton se refugjatët që mbërrijnë në Britani do të kenë akses të pakufizuar në të gjitha shërbimet, shëndetësi dhe punësim.

Sipas Gove, mikpritësi duhet të sigurojë akomodim për ukrainasit për minimumin 6 muaj dhe shpesh herë do të kontrollohet nëse i plotëson kushtet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos