All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Qeveria e re italiane, Meloni dënoi fashizmin dhe konfirmoi përkushtimin ndaj BE

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 11:29 | Bota
Qeveria e re italiane, Meloni dënoi fashizmin dhe konfirmoi
All - Paragraf - 1

Qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni në Itali, fitoi lehtësisht një prej dy votë besimeve të para në parlament, me shumicë bindëse. Dhoma e ulët mbështeti me 235 vota në favor të koalicionit të saj, kundër 154 dhe 5 abstenim.

Duket e garantuar edhe drita jeshile në senat, ku gjithashtu ka një shumicë të konsoliduar. Më herët, gjatë së martës, Meloni shpalosi synimet kryesore politike në parlament, duke denoncuar ashpër fashizmin

All - Paragraf - 3

”Nuk kam ndjerë kurrë simpati për regjimet antidemokratike, përfshirë fashizmin. Ka qenë pika më e ulët e historisë sonë....dhe duke i dhënë garanci aleatëve mbi përkushtimin e Italisë ndaj Bashkimit Europian dhe NATO-s. Për shkak të forcës dhe historisë së saj, Italia e ka për detyrë ta mbajë kokën lart në kontekstet ndërkombëtare, me shpirt konstruktiv, por pa inferioritet, duke kombinuar afirmimin e interesave kombëtare me ndërgjegjësimin e një fati të përbashkët europian dhe perëndimor”.

Meloni u betua si kryeministre e Italisë të shtunën pasi koalicioni i djathtë i udhëhequr nga partia e saj Fratelli d’Italia mori 44 për qind të votave në zgjedhjet e muajit të kaluar. Meloni ka qenë nën presion për ta distancuar partinë nga rrënjët e saj, nga një grup ish-fashistës, i krijuar pas luftës. 

Por teksa i premtoi aleatëve qëndrimin në institucionet europiane, ajo paralajmëroi se BE nuk duhet të jetë një klub elitash me anëtarë të rreshtit të parë apo të dytë.

All - Paragraf - 6

Ne nuk e shohim Bashkimin Europian si një klub elitash me pjesëtarë të klasit të parë apo të dytë. Për ne Bashkimi Europian është një shtëpi e përbashkët e qytetarëve europiane dhe si i tillë duhet të përmbushë sfidat e kohërave tona. Ajo kërkoi që kostoja e krizës ekonomike ndërkombëtare të ndahej në mënyrë të drejtë, por u zotua se barra e çmimeve të larta të energjisë nuk do të ndryshojë pozicionin e Italisë si partner besnik i NATO-s dhe Ukrainës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos