Qeveria franceze do të vaksinojë dhe adoleshentët

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 07:25 | Bota
Qeveria franceze do të vaksinojë dhe adoleshentët

Qeveria franceze ka vendosur që nga 12 maji të zgjerojë më tej fashën e personave që do të vaksinojë kundër koronavirusit.

Aktualisht, në Francë po vaksinohen personat mbi 55 vjeç, por shtimi i rasteve tek të rinjtë ka bërë që autoritetet të rimendojnë strategjinë duke ulur moshën.

Kështu, nga 12 maji çdo i moshuar që dëshiron, mund të prenotojë vaksinën e tij kundër pandemisë vdekjeprurëse dhe të shkojë ta marrë atë.

Në vaksinimi do të përfshihen dhe adoleshentët 15-17 vjeç, pasi ditët e fundit është vënë re një shtim i rasteve të infektimeve të kësaj kategorie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos