Qeveria gjermane hedh miliarda euro në ndihmë të Lufthansa

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 08:19 | Bota
Qeveria gjermane hedh miliarda euro në ndihmë të Lufthansa

Qeveria Federale e Gjermanisë ka vendosur që të ndihmojë kompaninë ajrore Lufthansa me një paketë ndihme që kap vleren e 9 miliardë eurove.

Marrëveshja firmoset sot mes kancelares Angela Merkel dhe menaxherit të përgjithshëm të kompanisë, Carsten Spohr.

Qeveria nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë hap. Detaje nuk janë dhënë as nga ana e kompanisë në lidhje me projektet e financimit nëpërmjet kësaj vlere.

Kriza e koronavirusit ka bërë që shumica e avionëve të kompanisë Lufthansa të qëndrojnë në tokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos