
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbeten vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit, që ka infektuar dhe iu ka marrë jetën qindra mijëra personave në të gjithë botën.
Tashmë të dhënat e fundit bëjnë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 1 milionë persona të infektuar nga koronavirusi, 56 mijë prej të cilëve kanë humbur jetën.
Në bazë të të dhënave, në të gjithë botën raportohen mbi 3 milionë persona të prekur nga Covid-19 dhe 1/3 e tyre ndodhen në Amerikë.
Në vend të dytë për numrin më të madh të personave të prekur renditet Spanja me 230 mijë dhe Italia me 199 mijë.
Edhe pse situata paraqitet e rënduar në shumë shtete amerikane kanë nisur protestat në rrugë të personave që kundërshtojnë masat shtrënguese kundër përhapjes së mëtejshme të pandemisë. (A2 Televizion)