Qeveria miraton koncesionin e aeroportit të Kukësit

Nga A2 CNN
20 Mars 2019, 16:37 | Ekonomi
Qeveria miraton koncesionin e aeroportit të Kukësit

Qeveria miraton kontratën e koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Koncesioni do të jepet për 35 vjet dhe kompania, që është një bashkim i shoqërive “Global Technical Mechanics” dhe "Bami" sh.p.k do të investojnë 8 milionë euro.

“Numri i punonjësve që do të punësohen pritet të shkojë deri në 12 mijë persona. Aeroporti ka tërhequr interesin e linjave të mëdha “low cost”. Nga studimet paraprake, parashikohet që ky aeroport të ketë një fluks prej 300 mijë pasagjerësh në vit”, tha ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos