BSH miraton shitjen e dy bankave, emra të rinj në treg

Nga A2 CNN
14 Mars 2019, 11:07 | Ekonomi
BSH miraton shitjen e dy bankave, emra të rinj në treg

Ndryshime aksionerësh dhe emrash në sistemin bankar. Banka e Shqipërisë ka miratuar paraprakisht shitjen e 88.89% të aksioneve të Bankës Societe Generale Albania tek banka hungareze OTP Bank. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore ka miratuar gjithashtu, edhe shitjen e 100 % të aksioneve të Bankës Ndërkombëtare Tregtare nga Banka Union.

Largimi i grupi bankar francez Societe Generale nga Shqipëria është pjesë e strategjisë për tërhiqje nga të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Qendrore dhe shitja e biznesit po bëhet paketë me divizionet në Bullgari, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Moldavi.

Përveç ndryshimeve te aksionerët e sistemit bankar, Këshilli Mbikëqyrë i Bankës së Shqipërisë miratoi edhe raportin vjetor të këtij institucioni për vitin 2018. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos