
Qeveria i ka thënë “Po” memorandumit të mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e kësaj të merkure edhe pse nuk është shoqëruar me detaje.
Ndërkohë, në radhët e zv.ministrave ka pasur disa lëvizje. Këshilli i Ministrave ka vendosur që Agron Tare të emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Nina Guga emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Oltion Rrumbullaku emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. (A2 Televizion)