“Qeverisja e Kosovës është duke degraduar, opozita do koordinohet kundër Kurtit”

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 14:10 | Aktualitet

Kosova dhe gjithçka ndodhi fundjavën e shkuar në Kuvendin e saj, vazhdon të mbajë të mbërthyer vëmendjen e mediave, jo vetëm në Prishtinë e Tiranë por edhe të mediave ndërkombëtare, të cilat kanë përcjellë zhvillimet prej andej. Ka patur edhe një protestë në fundjavë në Kosovë, deklarata nga ministri i brendshëm Xhelal Zvecla për veteranët dhe gazetarët që kanë nxitur reagime të ashpra, ka sot një tjetër ftesë të refuzuar të kryeministrit të Kosovës Kurti për z.Rama. Të gjitha këto zhvillime e mbi të gjitha qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës, ndaj çdo beteje, të brendshme e të jashtme të qeverisë Kurti, u komentuan në “Ditari” në A2CNN nga Ardian Arifaj, shefin e stafit të kryetarit të PDK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos