
Quentin Tarantino do të bëhet prind për herë të parë në moshën 56-vjeçare.
Regjisori i famshëm dhe bashkëshortja e tij Daniella Pick janë në pritje të një fëmije, sipas mediave amerikane.
"Daniella dhe Quentin janë shumë të lumtur të njoftojnë se janë në pritje të një foshnje", tha një zëdhënës i çiftit.
Regjisori i “Once Upon a Time in Hollywood” u takua me modelen gjatë promovimit të filmit të tij "Inglourious Bastards", në Izrael, në vitin 2009 dhe në vitin 2017 u fejuan. (A2 Televizion)