“The Matrix” do të kthehet me filmin e katërt të sagës, me Keanu Reeves që do të interpretojë sërish Neon. Lajmin e bëri të ditur studioja Warner Bros.
Gjithashtu, Carrie-Anne Moss do të rimarrë rolin e Trinity në filmin e ri.
“The Matrix” tregon historinë e njerëzve të zënë në kurth brenda një realiteti virtual nga robotët. Kjo sagë e suksesshme ka grumbulluar rreth 1,6 miliardë dollarë në të gjithë botën.
Warner Bros nuk saktësoi nëse filmi do të ishte një vazhdim i trilogjisë, por bëri me dije vetëm se do të “vendoset në botën e Matrix-it”. Gjithashtu, nuk ka dhënë një datë për shfaqjen e tij. (A2 Televizion)