
Marrja e një kredie shihet si shumë e vështirë nga qytetarët shqiptarë. Pavarësisht interesave në ulje gjatë viteve të fundit, ata shprehen se janë kushtet për të përfituar një hua dhe mundësia për ta paguar atë, që i bën ata të ngurrojnë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kërkesa e individëve për kredi ka qenë më e lartë gjatë muajve të fundit, megjithëse më e ulët se vitet paraardhëse.
Ajo është nxitur nga nevoja për të përballuar shpenzimet e konsumit dhe për të financuar blerjen e banesave. (A2 Televizion)