
Facebook mund të përballet me një gjobë miliarda dollarëshe, pasi rregullatorët evropianë deklaruan se do të nisin një investigim mbi dështimin e kompanisë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të saj.
Hetimi do të kryhet nga Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili mbikëqyr mbarëvajtjen e Facebook me ligjet evropiane. Lajmi vjen pasi Facebook njoftoi se ka ekspozuar fotot e 6.8 milionë përdoruesve.
Për faktin se nuk ka njoftuar autoritetet evropiane brenda 72 orëve nga zbulimi i sulmit kibernetik, rrjeti social gjendet tashmë përballë një gjobe prej 4% të të ardhurave globale. Kjo për Facebook mund të përkthehet në 1.6 miliardë dollarë. (A2 Televizion)