
Euro godet eksportet shqiptare. Instat raporton se në nëntor eksportet u ngadalësuan krahasuar me ecurinë e muajve paraardhës.
Mallrat e tregtuara jashtë vendit arritën vlerën e 27 miliardë lekëve, ose 1.7 miliardë lekë më shumë se nëntori i kaluar. Grupi që po mban në këmbë eksportet janë fasonet, ku mallrat në kategorinë Tekstilë dhe Këpucë arritën 114 miliardë lekë për 9-mujorin.
Sakaq, grupi Minerale, Lëndë djegëse dhe Energji Elektrike pësoi një ngadalësim në Nëntor, duke shënuar rënie krahasuar me 2017-ën.
Importet, nga ana tjetër u regjistruan në rritje vetëm për dy grupe: atë të energjisë, si dhe për grupin makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, çka shërben si një indikator pozitiv për ekonominë.
Që prej fillimit të vitit, ecuria e eksporteve tejkalon rritjen e importeve, duke sjellë një rënie të mëtejshme të deficitit tregtarë.
Bilanci për periudhën Janar-Nëntor arriti në minus 292 miliardë lekë, në ulje me 22 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë. (A2 Televizion)