Në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese do të diskutohet sot ligji “Për kastradën”.
Drafti, që do të mbrohet përpara deputetëve nga kreu i ALUZINI-it, Artan Lame, parashikon bashkimin e këtij institucioni me atë hipotekës, kjo me qëllim shmangien e burokracive në legalizimin dhe regjistrimin e pronave.

Shkrirja e dy institucioneve pritet të hyjë në fuqi më 30 janar të 2019-ës.
Ndërkaq mësohet se qeveria ka bërë gati edhe aktet nënligjore që do të shoqërojnë ligjin, me qëllim që të mos ketë vonesa. (A2 Televizion)