All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Qyteti ilir i Bylisit, pasuria e paçmuar arkeologjike që kërkon vëmendje

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 14:46 | Sociale
Qyteti ilir i Bylisit, pasuria e paçmuar arkeologjike që kërkon
All - Paragraf - 1

Parku arkeologjik Bylis është një ndër sitet unike në Shqipëri ku dallohet veçanërisht për densitetin e lartë të monumenteve me mozaik gjatë qytetërimit ilir në këtë zonë.

Si një ndër gurët e çmuar të arkeologjisë shqiptare ky park, tërheq interesin e shumë turistëve vendas e të huaj, por gjendja në të cilin është lënë dhe infrastruktura rrugore që të çon në atë vend lë shumë për të dëshiruar duke krijuar kontraste negative për syrin e turistëve veçanërisht të huaj.

All - Paragraf - 3

Edhe vizitorët shqiptarë që kthehen pas shumë vitesh emigrim, nuk e shohin vëmendjen e institucioneve ndaj pasurive të tilla arkeologjike, që kudo në botë kanë një rëndësi dhe kujdes të veçantë.

Ndërhyrjet që kanë nisur në rrugën që lidhin aksin Levan-Tepelenë me parkun e Bylisit, shpresohet te jetë hapi i parë për vëmendjen që duhet të ketë kjo pasuri arkeologjike. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos