Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ra dhe u shkel në gjoks nga demi ku kishte hipur. Denim Bradshaw pësoi arrest kardiak pasi u godit me këmbë në gjoks nga demi. Kauboji nga Karolina Veriut po merrte pjesë për herë të parë si kalorës demi në lojërat dimërore të Rodeos.
Nëna e tij e pikëlluar kujtoi ngjarjen tragjike, duke e quajtur natën më të gjatë të jetës së saj dhe tha se ai kaloi momentet e fundit të jetës së tij duke bërë atë që donte.
“Djali im i bukur 14-vjeçar shkoi te Zoti. U zgjova në një makth për pjesën tjetër të jetës sime. Ai e donte çdo sekondë të tij, unë kurrë nuk e kisha parë atë aq të lumtur sa e pashë mbrëmë para largimit të tij nga kjo botë", shkroi nëna e tij në Fcaebook.





Ndërkohë spektatorët e tmerruar sollën në vëmendje skenën teksa Bradshaw ra në tokë.
Kompania Rafter K Rodeo njoftoi vdekjen e Bradfordit të dielën, ndërsa kujtoi se si të gjithë u mblodhën për të ndihmuar. Fotot e ndara treguan pjesëmarrësit që përkulnin kokën për të nderuar 14-vjeçarin.
“Sporti ynë është me të vërtetë një familje dhe ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë ata që ishin aty për të ndihmuar. Kjo është një ngjarje tragjike dhe fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen e ndjerë nga kjo humbje. Kërkojmë nga të gjithë të mblidhen së bashku dhe të lutemi për familjen e tij për ngushëllim dhe shërim në këtë kohë të vështirë”, thuhej në deklaratë.
Rodeo është një sport konkurrues që u ngrit nga praktikat e punës së bagëtive në Spanjë dhe Meksikë, duke u zgjeruar në të gjithë Amerikën dhe në vendet e tjera. (A2 Televizion)