Radhë kilometrike për të blerë një iPhone 12

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 08:36 | Teknologji
Radhë kilometrike për të blerë një iPhone 12

Pasi qëndruan disa orë në radhë, me maska dhe në distancë sociale, qindra klientë, adhurues të produkteve Apple, janë të parët që mundën të blejnë telefonin e ri iPhone 12.

Edhe pse në kohë pandemie, në dyqanin e Apple në Shangai radha për një telefon të ri ishte kilometrike, me Kinën që njihet tashmë si tregu më i madh në botë për produktet Apple.

Klientët thonë se e blejnë për shkak të mundësisë për përdorimin e rrjetit 5G, të tjerë thonë se adhurojnë funksionet e telefonit të ri, që në versionin iPhone 12 Pro, vjen me 3 kamera dhe shumë opsione të reja.

Vetëm javën e shkuar, Apple prezantoi telefonin më të ri, me cmimin fillestar 799 dollarë, që konsiderohet si dhurata më e mirë për të dashurit, në këtë periudhë pandemie dhe krize globale, e që pritet të nxisë fitime marramendëse për kompaninë amerikane, deri në muajin dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos