Opozita ka bllokuar 12 akse rrugore në të gjithë vendin këtë të enjte, një përshkallëzim i situatës nga një javë më parë, duke shtuar numrin e pikave të bllokuara, por edhe kohëzgjatjen.
Ndërsa nuk kanë munguar radhët e gjata në disa pika, për shkak të bllokimit ka pasur edhe akse të zbrazur nga makinat, të cilat e kanë të pamundur të kalojnë. Ndërkohë në Tiranë ka pasur hedhje tymuesesh dhe lëndësh plasëse, ndërsa në Fier protestuesit janë përleshur për pak çaste me policinë.
Fotogaleria e mësipërme është realizuar nga A2 CNN dhe Agjencia LSA. (A2 Televizion)