
Kimi Raikkonen, i cili më 1 shtator bëri të ditur se në fund të këtij sezoni do të mbyllë karrierën e tij në Formula 1, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të mungojë në Çmimin e Madh të Holandës këtë të diel.
Lajmi se 42-vjeçari finlandez ka rezultar pozitiv me Covid-19 u bë i ditur njëkohësisht nga kanalet zyrtare të F1 dhe skuderisë Alfa Romeo Racing, ku theksohej se ai është vendosur menjëherë në izolim. Në provat e së shtunës dhe në garën e së dielës, piloti finlandez do të ëvendësohet nga polaku Robert Kubica, për të cilin është një rikthim në F1.
Finlandezi, i cili fitoi titullin botëror në 2007 dhe që do të jetë 42 vjeç në fund të sezonit, bëri debutimin e tij në Çmimin e Madh të Australisë në 2001 me Sauber. Ai u kthye më pas me Alfa Romeo, marrëveshja me të cilën skadon në fund të këtij sezoni. (A2 Televizion)