
Tenisti i njohur britanik Andy Murray u kap nga kamerat i irrituar ndërsa ngacmonte rivalin e tij në ndeshjen e US Open, Stefanos Tsitsipas, i cili kishte shkuar në tualet.
Mikrofonët në fushën e lojës regjistruan momentin ndërsa Murray ankohej se Tsipras po qëndronte shumë gjatë në tualet. Ai madje bëri një krahasim qesharak teksa thoshte se “më shumë po qëndron ai në banjë se Jeff Bezos në hapësirë”.
Të njëjtin qëndrim Murray më pas e ndau në rrjetet sociale, ku shkruante se e kishte humbur respektin për tenistin grek i cili qëndroi më shumë se 8 minuta në tualet pas nisjes së setit të pestë. (A2 Televizion)