Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës mes Kyllini dhe Zakynthos.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me qendër 17 kilometra në jug jugperëndim të Kyllini. Epiqendra u raportua 10 kilometra në jugperëndim të Andravidës.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar dhe as dëme materiale. (A2 Televizion)