Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje publike përfaqësuesve të Partisë Socialiste, përfshirë Ditmir Bushatin dhe Elisa Spiropalin, që t’i bashkohen protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.
I ftuar në emisionin “Çdo Kënd”, nga Merita Haklaj, Këlliçi deklaroi se Shqipëria u përket të gjithë qytetarëve dhe se ndryshimi, sipas tij, mund të arrihet vetëm përmes bashkimit të tyre.
“Unë sot kam ftuar publikisht Ditmir Bushatin të vijë në protestë, kam ftuar publikisht Elisa Spiropalin të vijë në protestë. Kam ftuar zyrtarë të Partisë Socialiste të dalin në protestë”, u shpreh Këlliçi.
“Ore, Shqipëria është e jona, është e të gjithëve ne që kemi vendosur të rrimë këtu. Ose ndryshon kjo duke u bërë të gjithë bashkë, ose do të rrimë këtu ku jemi”, deklaroi nënkryetari i PD-së. (A2 Televizion)