
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hodhi sërish të premten idenë e riemërtimit të Ngushticës së Hormuzit si “Ngushtica e Trumpit”, duke argumentuar se vendi ka tashmë një liqen dhe një gji që mbajnë emrin e tij dhe se duhet të ketë gjithashtu një ngushticë dhe një oqean.
“Do ta riemërtoj Ngushtica e Trumpit”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një tubimi në Florida.
Trump e kishte hedhur më parë këtë ide në platformën e tij Truth Social, si dhe gjatë tubimeve në Xhorxhia dhe Teksas.
Më pas, presidenti amerikan propozoi që edhe Oqeani Atlantik të quhej “Oqeani Amerikan”, por më pas shtoi me ironi: “Po bëj shaka, por nesër New York Times do ta hapë gazetën me këtë lajm”. (A2 Televizion)