Dhuna paszgjedhore në Serbi, DASH thirrje Beogradit zyrtar të bashkëpunojë me OSBE

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 20:35 | Ballkani

Dhuna paszgjedhore në Serbi, DASH thirrje Beogradit zyrtar të

Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me OSBE për hetimin e pretendimeve për parregullsi në zgjedhjet, të cilat prej javës së kaluar kanë gjeneruar protesta të dhunshme të opozitës në Beograd dhe qytete të tjera në vend.

Në reagimin e DASH, shkruhet mes të tjerash se legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe vullneti i të gjitha palëve për të respektuar vullnetin e popullit, teksa shton se dhuna ndaj gazetarëve dhe opozitës është e papranueshme.

“Me shqetësim po analizojmë gjetjet e ODIHR-it se zgjedhjet shoqëruan nga gabime të shumta procedurale, presione ndaj administratës dhe përdorimin e burimeve publike gjatë fushatës. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë ngushtë me OSBE-në për zgjidhjen e këtyre shqetësimeve”, thuhet në deklaratën e DASH.

Gjithashtu, Departamenti shprehet se do të vijojë bashkëpunimin me Serbinë për forcimin e qeverisë demokratike, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos