Qeveria e Serbisë vendosi së fundmi të lejojë që veturat me targa RKS të qarkullojnë brenda territorit të saj.
Vendimin e prezantoi drejtori për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili tha se po inplementohet një marrëveshje e nënshkruar nga Borko Stefanoviç, që aktualisht ndodhet në opozitë.
Petkoviq nxitoi të shtonte me këtë vendim Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se targat nuk janë simbol i shtetësisë sipas tij.
“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara në Prishtinë bëhet për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e shpallje e njëanshme e pavarësisë së Kosovës”, tha Petkoviq. (A2 Televizion)