Tërmet i fortë në Kretë të Greqisë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 15:43 | Ballkani

Tërmet i fortë në Kretë të Greqisë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 është ndjerë para pak minutash në Kretë të Greqisë. Sipas të dhënave tërmeti ndodhi 54 km në perëndim të Hanias në Kretë, në orën 16:26 me orën lokale.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 47 km dhe u raportua se u ndje nga disa njerëz pranë epiqendrës.

Disa qytete dhe fshatra më të vogla ndodhen më afër epiqendrës dhe mund të kenë përjetuar dridhje më të forta, raportojnë mediat greke, ndërsa nuk bëhet e ditur për dëme apo të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos