A po ndërhyn Rusia në punët e brendshme të Serbisë? Reagon zëdhënësi personal i Putin

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 18:29 | Ballkani

A po ndërhyn Rusia në punët e brendshme të Serbisë?

Rusia nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të askujt, veçanërisht në punët e brendshme të partnerit tonë Serbisë. Këtë e tha sot Dmitry Peskov, zëdhënës i Presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas mediave ruse, udhëheqja e Serbisë është në gjendje të marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë në vend dhe gjithçka që ndodh është çështje e brendshme vetëm e Serbisë.

“Gjithçka që po ndodh është çështje e brendshme e Serbisë. Serbia ka një udhëheqje legale, legjitime, e cila, sipas besimit tonë, është e aftë të marrë të gjitha masat e nevojshme”, theksoi Peskov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos