"Jemi shumicë absolute", Vuçiç i qartë: S’e njoh e s'do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 13:58 | Ballkani

"Jemi shumicë absolute", Vuçiç i qartë:

Këtë të diel, Aleksandër Vuçiç theu qetësinë e një jave të gjatë, mes protestash e thirrjesh kundër tij, pavarësisht konfirmimit si fitues të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Duke thirrur mediat për një konferencë të jashtëzakonshme, presidenti, sipas tij, i konfirmuar tashmë edhe si shumicë absolute, kërkoi të flasë qartë, së pari për Kosovën, më pas edhe për opozitën brenda vendit.

Për Kosovën e Albin Kurtin, përsëriti thjesht mesazhet e një viti: “Serbia nuk e njeh e nuk do ta njohë kurrë Kosovën.”

Një thirrje, Vuçiç e pati edhe për opozitën brenda vendit të tij, prej një jave në protestë në zemër të Beogradit, për të cilën kërkohet ripërsëritje e zgjedhjeve.

Edhe në rast ripërsëritje, Vuçiç shprehet i bindur se do të fitojë përsëri shumicën absolute në parlament. Kjo ishte konferenca e fundit e Vuçiç për këtë vit, që e mbylli me urimin për një Vit të Ri, më të mbarë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos