“Çau” në mes turmën në Beograd, Daçiç ekspozon armën sonike që u përdor kundër protestuesve

Nga A2 CNN
19 Mars 2025, 17:39 | Ballkani

“Çau” në mes turmën në Beograd,

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka ekspozuar për herë të parë armën sonike e cilësuar si “topi zanor”, e cila dyshohet se u përdor për të shpërndarë protestuesit që u ngritën të shtunën kundër regjimit autoritar të Aleksandër Vuçicit në Beograd.

Pas një konference për media, Daçiç i shoqëroi gazetarët në oborrin e ndërtesës së SIV-it për t’u treguar një automjet të xhandarmerisë me një pajisje LRAD të montuar.

Pjesëtarët e njësisë së xhandarmerisë nga Novi Sadi, të cilët kishin automjetin me pajisjen LRAD fotografuar pranë ndërtesës së parlamentit, treguan si funksionojnë këto pajisje dhe lanë të dëgjohet një mesazh të regjistruar paraprakisht, me të cilin, sipas fjalëve të Daçiqit, paralajmërohen protestuesit që të shpërndahen.

Pjesëtarët e xhandarmerisë lëshuan një LRAD më të vogël, LRAD 100X, dhe e lanë të dëgjohej tingulli i regjistruar.

Drejtori i përkohshëm i policisë, Dragan Vasiljeviç, tha se në pajisje ishte regjistruar zëri i komandantit të njësisë së xhandarmërisë.

“E përdorim për paralajmërime, nuk lejohet ta përdorim si “top zanor”. Kur erdhi radha për demonstrimin e pajisjes tjetër, më të madhe, LRAD 450 XL, që ndodhej në automjetin e përmendur të xhandarmerisë, u shfaq një problem, pasi bateria e saj nuk punonte”, tha ai.

Tingulli që bëri jehonë gjatë protestave të Beogradit shkaktoi panik në turmë dhe demonstruesit dhe disa analistë janë të bindur se ishte një top akustik i përdorur për të shpërndarë turmën që po shkonte drejt Presidencës.

“Topi zanor” është një armë jovdekjeprurëse që lëshon valë të forta akustike në një drejtim të caktuar dhe mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera, çorientim tek personat e prekur, por një pasojë e mundshme është edhe dëmtimi i përhershëm i dëgjimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos