Bashkohet opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 21:39 | Ballkani

Bashkohet opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Katër parti shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nënshkruan një koalicion për të dalë bashkë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vend.

Koalicioni do të quhet “Vlen” dhe ai u firmos nga Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami, udhëheqësi i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe nga Bekim Qoku përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalën e tij, Taravari, kandidat i opozitës për president të Maqedonisë së Veriut, tha se betejën politike do ta zhvillojnë kundër sistemit të kalbur, i cili për 22 vite i i nënçmoi shqiptarët.

“Nuk dua të përmendi as kundërshtarë politik, ne do ta bëjmë betejën politike me një sistem të kalbur 22 vjeçar e cila i mërgoi shqiptaret, i nënçmoi në çdo aspekt, i prishi dhe i shkatërroi të gjithë sistemin e vlerave që ekzistonin të shqiptaret, prandaj kundërshtari jonë është sistemi i kalbur, kurse ne jemi opozita e bashkuar”, tha Taravari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos