Bleu avionët nga Franca, Serbia marrëveshje të rëndësishme dhe me SHBA

Nga A2 CNN
14 Shtator 2024, 18:43 | Ballkani

Bleu avionët nga Franca, Serbia marrëveshje të

Pasi arriti një marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë “Rafale”, Serbia është pranë një akordi tjetër të rëndësishëm, këtë herë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri me dije se SHBA dhe Serbia do të nënshkruajnë javën e ardhshme një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë.

Sipas një njoftimi, ky akord do të zgjerojë mundësitë e kompanive amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbisë, shkruan A2.

Në ceremoninë e nënshkrimit që do të mbahet ditën e mërkurë do të marrin pjesë Nënsekretari i Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Ë. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos