“Ndalni arbitraritetin e Prishtinës”, Kurti thirrje BE-së: Po kërcënohet stabiliteti i rajonit

Nga A2 CNN
12 Shtator 2024, 12:06 | Ballkani

“Ndalni arbitraritetin e Prishtinës”, Kurti thirrje BE-së:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar këtë të enjte një takim me shefin e Delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giofre të cilit i ka përcjellë një mesazh për unionin.

“Kam biseduar me ambasadoren Giofre për situatën në Kosovë, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së, si dhe hapat që po ndërmarrim për të përparuar në rrugën tonë evropiane”, tha Vuçiç përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan A2.

Mesazhi i Vuçiç për Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare është që urgjentisht dhe përmes angazhimit konkret të kundërshtojnë atë që ai e cilëson si arbitraritet të Prishtinës në Veri, raporton A2.

Kjo pasi Beogradi pretendon se qeveria e Kurtit po kërcënon sigurinë e popullit serb dhe me vendimet e ndërmarra si ai për hapjen e urës së Ibrit po kërcënon edhe stabilitetin e të gjithë rajonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos