“Digjen” Athina dhe Selaniku, përleshje me policinë në marshimet në kujtim të vrasjes së 15-vjeçarit

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 20:09 | Ballkani

Mbrëmjen e së mërkurës, kryeqyteti grek Athina dhe Selaniku janë ndezur në flakë, pasi marshimet për të përkujtuar 15-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos përfunduan në përplasje me policinë.

Në Athinë, një grup personash dogjën kazanët e mbeturinave në rrugën Benaki dhe thyen xhamat e dy dyqaneve në Exarchia, ndërsa më herët u vunë flakën edhe kazanëve në lartësinë e Hipokratit.

Më pas një grup anarkistësh u shkëputën nga marshimi dhe sulmuan me gurë dhe kokteje molotovi forcat e policisë që ndodheshin pranë demonstruesve.

Forcat e policisë u kundërpërgjigjën duke hedhur granata trullosëse dhe gaz lotsjellës, ndërsa nisën kërkimin për gjetjen dhe arrestimin e tyre në rrugët e ngushta të Agios Dimitrios.

Në Athinë që nga mëngjesi janë arrestuar të paktën 47 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos