Millorad Dodik është përsëri në telashe. Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikës Sërpska, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Paralmentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiç, me qëllim që të merren në pyetje. Lajmi është konfirmuar nga mediat rajonale.
A2 CNN raporton se autoritetet në Republikën Sërpska planifikojnë që entitetin në Bosnje e Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Sërpska, e cituar nga Radio Europa e Lirë.
Këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës. Tre udhëheqësit e Republikës Srpska akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”. (A2 Televizion)