Shefi i NATO-s niset drejt Prishtinës, djali i Donald Trump mbërrin në Beograd

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 12:16 | Ballkani

Shefi i NATO-s niset drejt Prishtinës, djali i Donald Trump mbërrin

“Superbombë me jehonë në rajon!”. Kështu e cilëson media serbe Kurir, lajmin e raportuar fillimisht prej tyre, për mbërritjen në Beograd të Donald Trump Jr., djalit të madh të Presidentit amerikan Donald Trump.

Donald Trump Junior pritet që të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa ka spekulime të shumta për temat që do të diskutohen mes tyre.

Vizita e tij në Beograd vjen në ditën kur një delegacion i NATO-s me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, pritet të mbërrijë në Prishtinë.

Djali i madh i Trump e vizitoi Beogradin në fund të shtatorit të vitit të kaluar, në mes të fushatës së babait të tij për një mandat të dytë presidencial. Gjatë qëndrimit të tij, Trump Jr u takua me biznesmenë dhe përfaqësues të elitës së biznesit rumun në një hotel të Beogradit dhe më pas udhëtoi për në Rumani.

Ndër biznesmenët e njohur ishte edhe Desko Nikitoviç, kryetar i bordit mbikëqyrës të fabrikës së hekurudhave “Sevojno”.

Donald Trump Jr. njihet si një nga këshilltarët më të rëndësishëm të babait të tij, me ndikim të veçantë gjatë fushatës zgjedhore. Edhe pse së fundmi ai vizitoi Groenlandën, besohet se ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave të administratës së re amerikane.

Si nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump dhe mikpritës i podcast-it "Triggered", Trump Jr. vlerësohet gjithashtu për sigurimin e nominimit për zëvendëspresident për mikun e tij, senatorin J.D. Vance, i cili më parë kishte kritikuar babanë e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos