E rëndë në Janinë, gjendet trupi i një personi në një qese plehrash

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 09:56 | Ballkani

E rëndë në Janinë, gjendet trupi i një personi në

Autoritetet greke janë vënë në alarm, pas gjetjes së trupit të një burri në Janinë.

Koka dhe këmbët e burrit, i cili u gjet në kodër në zonën e Frontzu, ishin të futura brenda qeseve të plehrave.

Sipas informacioneve të para nga mediat greke, ai mbante një armë në njërën dorë, ndërsa në dorën tjetër ishte në pranga.

Në vendngjarje pritet të mbërrijë një mjek dhe të nisin hetimet mbi rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos