"Fashisti" del nga burgu! Numri dy i "Agimit të artë" premton kthimin në parlament

Nga Erjon Dervishi
17 Shtator 2026, 16:30 | Ballkani

"Fashisti" del nga burgu! Numri dy i "Agimit të

Politikani grek i ekstremit të djathtë, i burgosur për bashkë-drejtimin e një partie politike tashmë të ndaluar dhe të shpallur organizatë kriminale, u lirua nga burgu por dha sinjale për një rikthim në politikë.

Ilia Kasidharis, 46 vjeç, ishte zëdhënës dhe deputet i "Agimit të Artë", një parti e ekstremit të djathtë që kaloi nga anonimati në forcën e tretë politike më të madhe në kulmin e krizës së borxhit grek, duke u mbështetur në një platformë kundër masave shtrënguese ekonomike dhe kundër emigracionit.

Në vitin 2020, kjo parti neo-naziste u shpall organizatë kriminale e lidhur me krime të urrejtjes, përfshirë vrasjen e reperit antifashist Pavlos Fyssas. Kasidiaris u dënua me 13 vjet e gjysmë burg si një nga drejtuesit e saj. Ai u lirua pasi kreu rreth gjashtë vjet të dënimit, duke përfshirë llogaritjen e punës së kryer në burg dhe kohën e kaluar në paraburgim.

Kasidiaris doli nga burgu i Domokos në Greqinë qendrore të martën, mes brohoritjeve të mbështetësve që prisnin jashtë duke valëvitur flamuj grekë. Pavarësisht ligjit grek që u ndalon partive të drejtuara nga persona të dënuar për krime të rënda të marrin pjesë në zgjedhje, Kasidiaris u tha mbështetësve se planifikon të krijojë një parti "pikërisht si ato që dominojnë në të gjithë Evropën", për të sfiduar atë që ai e quajti një establishment të korruptuar.

"Fashisti" del nga burgu! Numri dy i "Agimit të

“Sot rikthehem dhe, nga sa shoh, nuk jam vetëm. Me mua është edhe një parti e re dhe e fuqishme kombëtare, njëlloj si ato që dominojnë në mbarë Evropën. Dhe synimi im është ta çliroj vendin nga qeveria më e korruptuar që nga kalimi në demokraci. Ata thonë se nuk duhet të më lejohet të kthehem në parlament. Por nuk vendosin ata; në demokraci ekziston një gjykatës: populli grek, të gjithë ju, qytetarët grekë që mendojnë”, tha Ilias Kasidiaris, politikan i ekstremit të djathtë.

Kasidiaris, i cili në vitin 2012 sulmoi dy politikane gjatë një emisioni televiziv të drejtpërdrejtë, ka qenë aktiv në deklaratat e tij edhe nga burgu, duke përdorur rrjetet sociale për t'u dërguar mesazhe politike mbështetësve të tij. Në të kaluarën, ai kishte themeluar një parti ultranacionaliste, "Hellenes", e cila u përjashtua nga zgjedhjet kombëtare të vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos