Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin ka ftuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për një vizitë në Moskë me rastin e festimit të 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore, që do të mbahet më 9 maj 2025.
“Jam i bindur se ruajtja e kujtimit të Fitores së Madhe do të forcojë vendosmërinë e përbashkët për të kundërshtuar çdo manifestim të neonazizmit dhe do të shtojë bashkëpunim konstruktiv për të garantuar paqen dhe sigurinë në planet. Pres t’ju shoh në Moskë”, ka shkruar Putin.
Vuçiç dhe Putin folën për herë të fundit me telefon më 20 tetor të këtij viti, pas së cilës presidenti serb u tha gazetarëve se Putini e kishte ftuar të merrte pjesë në 80 vjetorin e fitores ndaj nazizmit.
Takimi i fundit fizik mes tyre ishte ai i tetorit te vitit te kaluar ne Pekin. (A2 Televizion)